Sunny Hill Festival

Osmani: Roli prijës i SHBA-së çon në njohjen e ndërsjellë nga Serbia


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet dhe të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me të cilët ka diskutuar mbi procesin e dialogut.

Presidenca ka njoftuar të martën se sipas Osmanit, suksesi i dialogut varet nga qasja parimore dhe e barabartë në zbatimin e plotë të Marrëveshjes.

Sipas Osmanit, që po qëndron në New York, njohja e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë është çelësi i përmbylljes së dialogut.

“Suksesi i dialogut varet nga qasja parimore dhe e barabartë për zbatimin e plotë të marrëveshjes, por edhe nga angazhimi dhe roli prijës i SHBA-ve, e cila është çelësi për përmbylljen e suksesshme të dialogut dhe që do të çonte në njohje të ndërsjellë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.