Osmani: Veprimet e Policisë së Kosovës ndaj bandave kriminale të Vuçiqit janë legjitime

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se veprimet e Policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale janë legjitime.

Sipas saj, suksesi i këtyre veprimeve varen njëkohësisht edhe nga koordinimi me aleatët.

Osmani po ashtu ka theksuar se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm.

“Veprimet e Policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale e bandave kriminale të Vuçiqit janë legjitime, në realizim të detyrave të tyre kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pa dallim. Qëndrueshmëria, jetëgjatësia dhe suksesi i këtyre veprimeve varen njëkohësisht edhe nga koordinimi me aleatët që ishin dhe mbeten garantues të sovranitetit dhe pavarësisë sonë. Bashkë, jemi gjithnjë më të fortë!”, ka shkruar ajo në Facebook.