Pamje nga shtëpia e kryeministrit Kurti, ku forcat e Njësia Speciale po e ruajn

Kryeministri Albin Kurti është kërcënuar dhe si masë e kujdesit forca të sigurisë janë shtuar pranë shtëpisë së tij.

Ai ka thënë se për këtë arsye, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë.

“Kryeministri Kurti është kërcënuar. Për këtë arsye, si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë tashmë janë duke bërë punën e tyre. Ato bëjnë vlerësimet e nevojshme dhe ndërmarrin masat përkatëse. Në anën tjetër, kryeministri vazhdon angazhimin e tij të rregullt”, ka thënë Kryeziu, për FrontOnline.