Parlamenti Evropian miraton raportin e Komisionit për Kosovën

Parlamenti Evropian ka miratuar të mërkurën raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, për vitin e kaluar.Në këtë raport mirëpritet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Aty u bëhet thirrje shteteve anëtare të BE-së që s’e kanë njohur ende Kosovën, që ta bëjnë këtë pa vonesë të mëtejshme dhe ta hapin rrugën e Kosovës në përparimin evropian.

Një ditë më parë, eurodeputetët debatuan për zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi. Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia ta kenë prioritet dialogun për të përparuar në rrugën evropiane.