PDK mbledh sot Kryesinë, pritet vendimi për Fatmir Limajn

Kryesia e Partia Demokratike e Kosovës pritet të mblidhet sot nga ora 16:00, raporton Gazeta Stop.

Sipas burimeve brenda PDK-së, në këtë mbledhje pritet të diskutohet dhe të merret vendim nëse Fatmir Limaj do të përfshihet apo jo në listën zgjedhore të partisë për deputetë.

Kjo mbledhje vjen në një moment të rëndësishëm politik, vetëm një ditë para afatit zyrtar për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë nga subjektet politike.

Burimet bëjnë të ditur se çështja e përfshirjes së Limajt në listë ka qenë temë diskutimi ditëve të fundit brenda strukturave të partisë, ndërsa vendimi final pritet të merret gjatë mbledhjes së sotme.

Deri më tani, nga PDK nuk ka pasur deklarim zyrtar lidhur me këtë çështje.