Përfitimet shëndetësore të kanellës

Kanella është erz që shpesh përdoret nëpër gatime të ndryshme.

India.com raporton se kjo erz është veçanërisht e mirë për vajzat e gratë.

Kanella mundëson rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak duke ulur rezistencën ndaj insulinës, gjë që është e rëndësishme për gratë që kanë probleme me sindromën e vezoreve policistike si dhe ulë rrezikun nga diabeti i tipit 2.

Përveç kësaj, kanella rregullon ciklin menstrual si dhe ulë dhimbjet që mund të shkaktojë ky cikël.

Kanella ka veti antiinflamatore dhe si e tillë mund të ndihmojë organizmin për të luftuar infeksione të ndryshme që mund të vijnë nga radikalet e lira.

Kjo erz ka gjithashtu veti antimikrobiale dhe ndihmon të luftojë disa baktere të caktuara si dhe infeksionet e mundshme kërpudhore.

Kanella mund të ulë nivelin e kolesterolit të dëmshëm në gjak dhe të mbrojë zemrën nga sëmundjet.