Përplasje në Kuvendin e Shqipërisë, Berisha se lë të flasë Alibeajn

Seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë është ndërprerë pasi deputeti Sali Berisha e shtyu nga foltorja e Kuvendit shefin e deputetëve të Partisë Demokratike, Enkeled Alibeajn.

Kryeministri Edi Rama hodhi akuza të rënda drejt Berishës, duke i thënë se “ti je i vdekur politikisht”. Rama madje i tha se “nëse vjen i vdekuri politikisht në drejtim të PD-së, unë do të ndërpresë çdo marrëdhënie me këtë parti”.

Kjo e irritoi Berishën, i cili u ngrit në këmbë për t’i replikuar Ramës. Alibeaj ndodhej në foltore dhe Berisha e shtyu atë për ta marrë fjalën.

Për të parë videon kliko KËTU

Por kryesuesja e Kuvendit e ndërpreu seancën pas këtij incidenti.