Pesë persona të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Gjilan

Pesë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Gjilan.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:30 dhe në të janë përfshirë dy vetura.

Lajmin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Gjilan. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit pesë persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë ajo.

Ahmeti tutje ka bërë të ditur se njësia rajonale e trafikut po merret me rastin.