Opsionet e shëndetshme të mëngjesit për diabetikët


Mëngjesi është një nga vaktet më të rëndësishme të ditës, pasi siguron energji për trupin pas një periudhe agjërimi gjatë gjumit. Si i tillë, është jashtëzakonisht e rëndësishme të hani një mëngjes jo vetëm të shijshëm, por edhe të mbushur me ushqime që sigurojnë karburant për trupin.

Por, personat me diabet mund të mos jenë në gjendje t’i konsumojnë të gjitha ushqimet sipas zgjedhjes së tyre. Ata duhet të jenë tepër të kujdesshëm dhe të zgjedhin ushqime që kanë një indeks të ulët glicemik që nuk ndikon në nivelin e sheqerit në gjak.

Për mëngjesin më ushqyes, diabetikët duhet të përpiqen të zgjedhin ushqime të plota dhe të papërpunuara nga secili prej grupeve ushqimore.

Sugjerohet që t’i përfshini drithërat, perimet, proteinat dhe produktet e qumështit në mëngjesin tuaj.

Tërshëra

Tërshëra, një burim i karbohidrateve komplekse, është gjithashtu e pasur me fibra dhe do t’ju mbajë të ndiheni të ngopur për më gjatë. Tërshëra ndihmon në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak duke siguruar që përthithja e sheqerit në gjak të jetë e ngadaltë dhe e qëndrueshme.

Vezët

Vezët mund të përfshihen gjithashtu në mëngjes për t’i menaxhuar nivelet e sheqerit. Vezët janë të ulëta në kalori dhe të larta në proteina. Vezët ndihmojnë në ruajtjen e niveleve të sheqerit dhe shëndetit të përgjithshëm.

Farat chia

Farat Chia ndihmojnë në menaxhimin e niveleve të sheqerit në gjak. Për personat me diabet, mënyra më e mirë për t’i konsumuar ato është pasi t’i njom në ujë. Farat Chia kanë shumë fibra të cilat janë të dobishme për menaxhimin e diabetit.

Arrat

Arrat do t’ju japin energji, proteina dhe kanë shumë yndyra të shëndetshme.

Kosi/jogurti

Ai është i mbushur me proteina dhe mund të jetë mjaft i ulët në sheqerna natyrale, pasi bakteret në kos përdorin sheqerin e laktozës gjatë procesit të fermentimit. Zgjidhni një varietet të thjeshtë ose pa sheqer të shtuar për ekuilibrin e sheqerit në gjak.