Policia deklarohet rreth sulmit me miell ndaj ministrit Murati

Ministri i Financave, Hekuran Murati dje (e shtunë) është gjuajtur me miell nga aktivistët e PSD-së.

Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar me ministrin Murati.

Policia njofton se Prokurori ka sugjeruar që të bëhet shënim zyrtar për procedura të mëtejme ligjore.

“Në gazeta të ndryshme dhe rrjete sociale ka qarkulluar një video ku shihen disa persona duke hedhur miell mbi një ministër të RKS-së. Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin ku ka ndodhë incidenti, është kontaktuar ministri, i cili ka njoftuar se nuk është lënduar. Është njoftuar prokurori i cili ka sugjeruar që të  bëhet shënim zyrtar, për procedura të mëtejme ligjor”, thuhet në raport.