Problemet e aplikacioneve të Metas, Viberi i “shfrytëzon” për marketing

Rënia e Facebookut, Instagramit dhe Messengerit gjatë së martës ishte frymëzim për shumë shaka. Por disa e përdorën këtë problem për të reklamuar rrjetet dhe aplikacionet e tyre.

Viberi ftoi njerëzit të instalojnë aplikacionin e tyre.

“Mbajeni bisedën tuaj të sigurt, të besueshme dhe të këndshme. Shkarkoni Rakuten Viber tani dhe ndjeni ndryshimin”, shkruan Viberi krahas një fotoje të ikonës së tyre me mbishkrimin “Në rast urgjence”.

Ky moment u duartrokit nga përdoruesit e rrjeteve sociale, që e vlerësuan Viberin për “marketing të shkëlqyeshëm”.

Aplikacionet e Metas të martën pasdite dolën jashtë funksionimit për më shumë se 30 minuta.