PSG rrit interesimin për Haaland

Shumë skuadra janë vënë pas sulmuesit të talentuar të Dortmundit, Erling Haaland.

Pas Real Madridi, Juventusit tashmë në garë për sulmuesin norvegjez është futur edhe kampioni i Francës, PSG.

Sipas asaj që shkruan gazeta e njohur spanjolle Marca, drejtuesit e klubit francez kanë nisur që tani të mendojnë për zëvendësuesin e Kylian Mbappe, i cili pritet ti bashkohet Real Madridit.

PSG ka shtuar interesimin, dhe për të kundërpërgjigjur skuadrës mbretërore kërkon me çdo kush ta rrëmbejë sulmuesin e Dortmundit, i cili është duke kaluar në një formë jashtëzakonisht të mirë tek Dortmundi këtë sezon.