Qeveria llogaritë faturat e rrymës, me infografikë tregon sa duhet të paguani me rritjen e çmimit

Sa ishte dhe sa do të jetë fatura e re e rrymës, me çmimin e rritur Qeveria e Kosovës ka publikuar një infografikë. Në bazë të saj tregon për subvencionimin.

Qeveria e Kosovës ka krahasuar faturat e deritashme me ato që do të vijnë pas hyrjes në fuqi të tarifave të reja të energjisë elektrike që u miratuan dje nga ZRRE-ja.

Në bazë të infografikës së publikuar nga ekzekutivi, ku është përfshirë edhe subvencionimi i Qeverisë, konsumatorëve që kanë shpenzuar 850 kWh energji elektrike, e që deri tash iu ka ardhur fatura 49.67 euro, me tarifat e reja do t’ju vijë fatura 52.19 euro.

Atyre që kanë harxhuar 1000 kWh e që ju ka ardhur fatura 58.10 euro, tash do t’ju vijë 68.18 centë.

Ndërsa ata që kanë shpenzuar 1200 kWh e që kanë paguar 69.35 euro, tash do të paguajnë 89.51 euro.

“Për konsum deri në 800 kWh, nuk do të ketë rritje. Në rastin e konsumit 850 kWh, duke llogaritur një raport mesatar 60% të tarifës së lartë (A1) dhe 40% asaj të ulët (A2), dallimi në mes të faturës së vjetër dhe asaj të re do të jetë minimal. Nga 49.67 euro në 52.19 euro. Pra, një rritje prej rreth 5%’, thuhet ne njoftim.

May be an image of text that says 'KRAHASIMI I FATURAVE ME TARIFA TẾ KALUARA DHE ATO Të REJA PER DISA SHEMBUJ Të KONSUMATORÄVE Faturat kaluara Faturat me tarifat reja +29% +17% 89.51€ +5% 69.35€ 0% 68.18€ 58.10€ 52.19€ 49.67€ Konsumi deri 800 kWh Konsumi 850 kWh 60% tarifa larté 40% arifa ulet Konsumi 1000 kWh 60% tarifa larte 40% tarifa ulët Konsumi 1200 Konsumi1200kWh kWh 60% tarifa e larte 40% tarifa ulết'