Qeveria në Maqedoni shpall gjendje krize për 30 ditë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur ‘Gjendje Krize’ për shkak të situatës me zjarret atje.

Ky vendim vlen për 30 ditë në të gjithë territorin maqedonas. 

Siç shkruan Alsat.m, vendimi është marrë pas kërkesës së Komitetit për Koordinim dhe Menaxhim me Kriza.

Me shpalljen e Gjendjes së Krizës, Ligji i mundëson Qeverisë të shfrytëzojë resurset e organeve të Administratës Shtetërore, organeve Komunale dhe qytetit të Shkupit.