Qorrolli thotë se me ftesë të Kurtit u bë zëvendësministër i Drejtësisë

Vigan Qorrolli është bërë zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka bërë të ditur se këtë post e mori me ftesë të kryeministrit Albin Kurti.

“Me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i jam bashkuar Ministrisë së Drejtësisë në detyrën e zëvendësministrit. Me besim të thellë për punë të vlefshme për kombin dhe atdheun tonë — ju falënderoj të gjithëve për vlerësimet tuaja dhe ju uroj një vikend të bukur”, ka shkruar ai.