Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama foli për “tendencat autokratike” të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Rama tha se Kurti dëshiron njerëz të nënshtruar dhe se ai beson se as fitorja prej 51.11% në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit nuk i mjafton atij.
“Unë dyshoj shumë që do të kemi qeveri për arsye se mendoj që tendencat e këtij kryeministri në detyrë është që të shkojmë prapë në zgjedhje që ta ngrisim këtë 51.11% sepse nuk mund të vendosë vetë edhe për presidentin. Pra, nëse nuk mund të vendosë vetë edhe për Presidentin, me siguri ka me provu që ta ngrisë këtë 51.11%”, tha ai në një intervistë në Frontal në T7.
Rama tha se Kurti dëshiron që të vendosë vetë edhe për Presidentin.