Reali synon mbrojtësin Juan Foyth

Real Madridi ka shprehur interesim për mbrojtësin argjentinas, Juan Foyth, raporton “Fichajes” të premten.

Te Reali, po e shohin 24-vjeçarin si përforcim të mirë për krahun e djathtë të mbrojtjes pas paraqitjeve të mira që po i shfaq te Villarreali. Foyth para fillimit të këtij sezoni u huazua te Villarreali nga Tottenhami dhe ekipi spanjoll ka opsionin e blerjes të kontratës së tij për 15 milionë euro.

Megjithatë, Reali ka bërë gati një ofertë prej 20 milionë eurosh për ta blerë Foythin nga Tottenhami, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2026.

Ai këtë edicion ka 31 paraqitje për ekipin Villarrealin, ndërsa është edhe reprezentues i Argjentinës.