“Riinvest”: Rreth 32% e punëtorëve do të emigrojnë më 2024

Instituti “Riinvest”, ka organizuar Forumin Ekonomik vjetor, me ç’rast ka prezantuar edhe raportin “Një model i ri për rritjen e qëndrueshme ekonomike”, ku u paraqitën trendet kryesore ekonomike si dhe u adresuan sfidat e sektorit privat.

Elene Imnadze, zyrtare e Lartë e Operacioneve në Banka Botërore, tha se është vërejtur që Kosova ka pasur një rimëkëmbje të fuqishme se sa kanë pritur pas krizës së pandemisë.

Ajo tha se migrimi i punëtorëve është një sfidë me të cilën janë duke u përballur bizneset, sipas saj, pjesëmarrja e grave në tregun e punës është e vogël me vetëm 20 për qind, për këtë ajo kërkoi që të rritet numri i punësimit të grave.

Sipas saj, në bazë të zhvillimit ekonomik nëpër të cilin është duke shkuar Kosova, vendit i duhen edhe tri dekada që t’i arrijë aspirata.

“Është një iniciativë e mirë dhe shumë në kohë të duhur. Kosova ka qenë në gjendje që të kaloj nga vendi me status nga të hyrat mesatare në vitin 2018. Ne po ashtu kemi vërejtur një rimëkëmbje më të fuqishme se sa kemi pritur pas Covidi. Si Bankë Botërore ne jemi institucion që kemi qëllim ta ulim varfërinë. Përkundër progresit të mirë kohëve të fundit dhe rritjes së eksporti Kosova vazhdon që të ketë një deficit tregtare që mbulohet nga eksporte dhe të ardhurat nga jashtë. Investimi privat në vend është i fokusuar më ndërtime”.

“Probleme që raportoj firmat, raporti tregon që kjo është një shqetësim i firmave dhe çështje e migrimit do të kontribuoj në këtë çështje. Edhe se ka problem me punëtorët e kualifikuar, prapë 20 për qind e grave marrin pjesë në tregun e punës. Gratë janë resurs i këtij vendi që duhet të shfrytëzohen. Me shkallën aktuale të zhvillimit, Kosovës do t’i duhen tri dekada për të tejkaluar këtë hendek për atë që ajo aspiron”, tha ajo.

Alban Hashani, drejtor ekzekutiv i Instituti “Riinvest”, i cili prezantoi raportin “Një model i ri për rritjen e qëndrueshme ekonomike”, tha se me këtë raport janë fokusuar që të përmbledhin trendet kryesore ekonomike, adresohen sfidat e sektorit privat dhe se raporti është fokusuar edhe në çështjen e emigrimit të punëtoreve.

Hashani shtoi se nga të dhënat e këtij Raporti, sipas deklarimeve të bizneseve parashihte se 32.72 për qind e punëtorëve do të emigrojnë gjatë viti të ardhshëm.

Ai po ashtu theksoi se nga të dhënat që i kanë siguruar nga Agjencia Federale e Punësimit të Gjermanisë, del se Kosova çdo vit e ka humb 1 për qind të popullsisë së vetë me leje të punës.

“Pas një rritje dy shifore në vitin 2021 ekonomia e Kosovës është rikthyer ne rritje ekonomike pak a shumë  historike në trendet e para pandemisë e cila fatkeqësisht nuk është e mjaftueshëm për të bërë ndryshim transformues në Kosovës. Rritja ekonomike e ka një trend ngadalësimi”.

“Në pjesën e dytë, është evidente që ka pasur përpjekje institucionale për të përmirësuar mjedisin biznesor por kjo nuk është reflektuar nga vetë bizneset. Migrimi i fuqisë punëtore prinë dukshëm me 75 pikë nga 100 maksimale”.

“Në pjesën e tret do të flasim për tregun e punës, mbete problematike papunësi tekë të rinjtë dhe gratë. Nga të dhënat që janë administrative një pjesë e bizneseve kanë punësuar punëtor por presin që të punëson edhe në të ardhëm pasi ka paralajmërime për migrim. Ne shohim që ka prirje për rritje të punësimit. Punëdhënësit ankohen që kanë vështirësi për të gjetur punëtor. Një prej problemeve kryesore është se mungo përvoja dhe shkathtësitë”.

“Nga të dhënat e Agjencisë Federale të Punësimit të Gjermanisë, del se Kosova çdo vit e ka humb 1 për qind të popullsisë së vetë me leje të punës, kjo vetëm në Gjermani. Sektorit ku këtë njerëz janë duke punuar, rezulton që mbi 50 për qind punojnë në ndërtimtari. E dyta në seksionin akomodim dhe aktivitet administrative dhe ushqime”.

“Nga të dhënat që i kemi nga anketimet e bizneseve janë se 17.59 e tyre kanë raportuar se punonjësit e tyre veçse i kanë informuar se do të emigrojnë vitin e ardhshëm. Vlerësimet e bizneseve janë se 32.72 për qind e punëtorëve do të emigrojnë gjatë viti të ardhshëm. Për të frenuar këtë trend, vetëm gjatë vitit të fundit, 79 për qind e bizneseve kanë rritur pagat e tyre dhe rritja e pagave ishte 22.23 për qind. Më i prekur është sektori i ndërtimtarisë”.

Samir Lleshi nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), tha se duhet të bëhet rishikimi i politikave fiskale dhe duhet të ndahen fonde në ngritjen kapacitete të shkathtësive tek punëtoret dhe duhet të ketë investime në shëndetësi, raporton EO.

“Ne kemi bërë thirrej për të rishikuar dhe modifikuar politikat fiskale me qëllim të përmirësimit të kushteve të veprimtarisë së saj. Ne sot kemi mungesë sipas hulumtimeve që kemi bërë mungojnë investimet kapitale. Një prej fushave që duhet të bëhet është edhe rritja e fondit për arsim”, tha ai.

Zef Dedaj, u.d. i drejtorit gjeneral të KIESA, tha se Raporti i publikuar është i qëlluar që sipas tij, ky raport duhet të merren parasysh nga politik-bërësit.

“Janë të përmënuar këtu edhe e disa strategji të tjera që janë në proces dhe duhet që të merren parasysh analizat e raportit dhe është shumë e rëndësishme që përmes politik-bërjes t’i identifikojmë ato aktivitet që cilat sektori privat nuk ka pasur sukses në vete t’i zbatojë dhe prandaj është e nevojshëm ato të përkthehen nga institucionet për politik-bërje”.

Në lidhje me këtë raport pati diskutime edhe nga të pranishmit e tjerë të cilët e vlerësuan këtë raport dhe bënë thirrje që analizat dhe rekomandimet e dhëna nga ky raport të përdoren nga institucionet në vend për politik-bërje. Aty poashtu u theksuar që ka mungesë në investime kapitale, sa i përket ndarjeve buxhetore dhe për këtë u bë thirrje për buxhet shtesë për investime kapitale.