Ronaldo sërish pozitiv, humb përballjen kundër Messit

Cristiano Ronaldo ka rezultuar pozitiv me Covid-19 edhe në tamponin e fundit.

Testi i kryer mbrëmjen e djeshme bën që ylli portugez të humbasë sfidën e sotme kundër Barcelonës dhe Lionel Messit.

Një humbje e madhe për teknikun e Juventus Andrea Pirlo, i cili do të tentojë gjithësesi fitoren e dytë rradhazi në Champions League.

Juventus-Barcelona luhet sot në 21:00 dhe është e vlefshme për Grupin G të Champions League.

Në ndeshjet e para, bardhezinjtë mposhtën 0-2 Dinamon e Kievit, ndërsa Barcelona mundi 5-1 Ferencvarosin.