7 raste të reja me koronavirus

Shtatë persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë të hënën.

Rastet kanë dalë nga kryerja e 486 testimeve të dyshimta për Sars Cov-2.

Sipas MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 25 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 224.792.

Aktualisht numri i rasteve aktive është 328.