Rreth 100 aksidente trafiku në Kosovë, një i vdekur

98 aksidente trafiku janë regjistruar në 24 orët e fundit në të gjitha komunat e Kosovës.

Policia në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se një nga këto aksidente është me fatalitet. Bëhet fjalë për një aksident trafiku mes dy veturave i cili ka ndodhur të dielën në fshatin Prugovc të Prishtinës, ku ka mbetur i vdekur një person dhe disa të lënduar.

Ndërkaq 39 aksidente raportohet jenë me të lënduar.

Policia tutje ka njoftuar se 58 aksidente raportohet të jenë me dëme materiale.