Rriten në nivel rekord vendet e lira të punës në Britani

Vendet e lira të punës në Mbretërinë e Bashkuar u rritën në një nivel rekord prej 1.24 milion, midis tetorit dhe dhjetorit të vitit 2021, sipas të dhënave të reja.

Shifrat janë të parat që përjashtojnë ndikimin e skemës së pushimit të Qeverisë e cila përfundoi në 31 shtator.

Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) ka bërë të ditur se vendet e lira të punës ishin për 462,000 më të larta krahasuar me tre muajt para pandemisë.

Pagat e rregullta, duke përjashtuar bonuset, u rritën me një normë vjetore prej 3.8% midis shtatorit dhe nëntorit, bëri të ditur ONS-ja.

Paga totale, e cila përfshin bonuset, u rrit me 4.2%. Megjithatë ONS-ja shtoi se paga po tregonte “rritje minimale” kur krahasohej me rritjen e kostos së jetesës.