Sara e puth në buzë DJ Pm

Më në fund Sara ka treguar guximin e saj.

Gjërat mes Pm dhe Sara siç duket kanë ndryshuar thellë, shkruan lajmi.net.

Pikërisht në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme ka ndodhur dhe puthja e parë në shtëpinë e famshme të Big Brother Vip.

Pas shumë përplasjesh e zënkash, teksa Dj Pm e ka përqafuar Sarën para se të flejë gjumë, kjo e fundit ka vendosur ta puthë në buzë.

Pas këtij momenti Sara u duk e qetë, ndërsa Dj Pm disi i hutuar nga veprimi spontan i Sarës.