Seanca për zgjedhjen e presidentes vazhdon nesër

Seanca për zgjedhjen e presidentit do të vazhdojë nesër në orën 17:00.

Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca e ka shpallur të mbyllur seancën e sotme për shkak se nuk pati kuorum votim të presidentit.

“Në mungesë të kourumit të mjaftushëm gjatë votimit të përsëritur të raundit të parë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës do të vazhdoj punimet nesër më 4 prill në ora 17:00”, tha ai.