Sefaj: Shërbyesve civilë të nivelit qendror u kanë dalë pagat, por jo edhe mësimdhënësve

Drejtuesi i Këshillit Grevist për Shërbyesit Civilë, Ali Sefaj, e ka konfirmuar që pagat për shërbyesit civilë të nivelit qendror janë ekzekutuar por jo edhe ato për mësimdhënës.

Po janë ekzekutuar pagat për shërbyesit e civil të nivelit qendror mirëpo fatkeqësisht nuk janë ekzekutuar pagat për mësimdhënës dhe kjo është e kundërligjshme sepse bie ndesh me ligjin për greva”, ka thënë Sefaj.

Sefaj në Info Magazine ka thënë që Ministria e Financave është treguar qesharake me veprimet e veta.

“Kësaj radhe nuk ka pasur lista për grevistë dhe për koincidencë mua për pesë ditë grevë më janë ndalë  90 euro, për një muaj grevë më del paga e plotë, thjesht Ministria e Financave janë më shumë se sa qesharakë.