SHKK dhe AKI nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi

Sot, në ambientet e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Drejtori i AKI, Petrit AJETI dhe Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sami GASHI, kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet AKI-së dhe SHKK-së.

Ky memorandum arrihet me qëllim të avancimit dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve përkatëse brenda fushëveprimit të tyre ligjor.