Shasha: Nëse kjo Qeveri e ka plotësuar kriterin e fundit, 94 janë plotësuar nga dikush tjetër

Drejtori i Institutit EPIK, Demush Shasha, ka folur rreth vendimit për liberalizmin e vizave për Kosovën që u miratua sot nga Parlamenti Evropian.

Shasha tha se qeveria po i merr krejt meritat për liberalizmin.

Ai tha se nëse kriteri i fundit është plotësuar nga kjo qeveri 94 janë plotësuar nga të tjerët.

“Dita sikur kjo e sotme duhet të jetë ditë përbashkuese dhe festive e gjithë spektrit politik. Barra e zgjatjes së dorës është çdo herë mbi shumicën”, tha Shasha