Shtatzëna e infektuar me koronavirus, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë

Doktoresha nga Klinika Infektive, Arjeta Zogaj-Berisha, ka thënë se 53 pacientë me koronavirus janë të shtrinë në këtë repart, ndërkohë edhe shtatë të tjerë janë në pritje të rezultateve.

Sipas saj, 11 pacientë janë me oksigjeno-terapi në gjendje pak më të rëndë, kurse dy të tjerë janë të intubuar, pasi janë në gjendje kritike.

“Siç e dini, një prej këtyre dy pacientëve është një grua shtatzënë dhe një tjetër nga Prizreni. Gruaja shtatzënë është me parametra stabil. “Vështirë është më u definuar, derisa është e intubuar. Edhe bebja, sipas gjinekologëve, është mirë”, theksoi Zogaj-Berisha.