Shtrenjtohet nafta në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 07 korrik 2026.

Sipas vendimit të ri, nafta (dizeli) është shtrenjtuar për 1 cent, duke arritur në 1.42 euro për litër, krahasuar me çmimin paraprak.

Ndërkohë, çmimi maksimal i benzinës është 1.36 euro për litër, ndërsa gazi do të shitet me 0.63 euro për litër, shkruan Gazeta Stop.

Këto çmime vlejnë për datën 07.07.2026, në përputhje me vendimin e MINTI-t.