Shtrenjtohet përseri nafta, ky është çmimi aktual

Përsëri është ngritur çmimi i derivateve në Kosovë.

Aktualisht çmimi i naftës ka shkruar në 1.92 për litër

Kujtojmë që ditë më parë Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës ka dalë me një ultimatum ndaj Qeverisës së Kosovës, pasi kjo e fundit paralajmëroi ndërhyrje në rregullimin e çmimit që ka pësuar rritje ekstreme ditëve të fundit.

Fadil Berjani u ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti dhe ministrave ulje të akcizës dhe TVSH-së për produktet e naftës.

Ai ka paralajmëruar edhe mbyllje të pompave të derivateve në gjithë vendin, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh.

Ndërkohë deri më tani asnjë reagim nga Qeveria e Kosovës.

Sipas Oil Price, një barrel naftë e papërpunuar po tregtohet me 116 dollarë nga 118 dollarë që ishte një ditë më parë. Po ashtu, nafta WTI po tregtohet me 112 dollarë kundrejt 115 dollarë për barrel.