Sindikata e Policisë kërkon që të ndalet dhuna ndaj zyrtarëve të saj

Sindikata e Policisë së Kosovës e ka dënuar ashpër sulmin e fundit ndaj zyrtarëve policorë dhe ka kërkuar nga institucionet gjegjëse, që sa më shpejtë t’i japin epilog këtij rasti dhe të gjitha rasteve tjera, që kanë si objekt sulmi Policinë e Kosovës.

Sipas njoftimit, Policia e Kosovës është profesionale dhe po punon në respektim dhe zbatim të ligjit.

“Sindikata dënon ashpër këto sulme dhe çdo sulm ndaj zyrtarëve policorë, që janë në krye të detyrës. Kërkojmë nga qytetarët e vendit që Policia e Kosovës të përkrahët në punën e tyre, si në luftën kundër krimit dhe në detyrat e jashtëzakonshme me rrezik edhe për jetën e tyre dhe të çdo qytetari në Republikës e Kosovës. Ne edhe një herë kërkojmë nga organet kompetente që të marrë masa ndaj personave te papërgjegjshëm, të cilët lënduan policët në krye të detyrës”, thuhet në njoftim.