Sot moti me diell dhe vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se mot kryesisht me diell dhe vranësira të dendura do të karakterizoj motin edhe sot.

Temperaturat mbeten të larta për ketë periudhë të stinës , ndonëse kanë mbetur edhe më pak se tri javë, kur dhe zyrtarisht futemi në stinën e verës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6 m/s.