Sot moti me diell e me vranësira

Për sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat më të shtuara do të jenë në Rrafshin e Kosovës, ku pritet të gjenerojnë edhe reshje të pakta lokale në pjesën e parë të ditës.

Gjatë orëve të pasdites pritet vranësirat të tërhiqen.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 14 deri në 35 kilometra në orë.

Temperaturat minimale do të luhaten prej një deri në tre gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej tetë deri në 12 gradë Celsius.