Edi Rama e mbron Kurtin lidhur me targat: S’jam aspak dakord me sulmet ndaj tij

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se kryeministri Albin Kurti është duke u sulmuar pas marrëveshjes për targat që u arrit në Bruksel dje mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka theksuar se kjo nuk është gjë korrekte që po bëhet ndaj Kurtit.

“S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme! Ta sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg!”, ka shkruar Rama në Twitter.