244 raste aktive me koronavirus në Shqipëri

Në Shqipëri janë gjithsej 244 raste aktive me COVID-19.

Në 24-orëshin e fundit janë konfirmuar 17 raste të reja me këtë virus.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar edhe 15 persona..

Ndërkaq, aktualisht në spitalet COVID në Shqipëri janë duke u trajtuar katër pacientë.