Southgate vazhdon kontratën me Anglinë deri në vitin 2024

Gareth Southgate e ka vazhduar kontratën me Anglinë deri në vitin 2024. Me kontratën e re Southgate do të marrë nga 6 milionë funte në vit. 

Southgate udhëhoqi Anglinë drejt finales së parë në një turne të madh që nga Botërori 1966. Ai me Anglinë arriti deri në finale të Evropianit këtë vit ku u mposht nga Italia.

Kishte drejtuar Anglinë edhe deri në gjysmëfinale të Botërorit 2018.

Southgate 51-vjeçar ka pritur derisa ka siguruar kualifikimin në Botërorin 2022 në Katar me Anglinë për të vendosur për të ardhmen.

Southgate te Anglia është që nga nëntori i vitit 2016.

“Mbetet privilegj i jashtëzakonshëm të drejtosh këtë skuadër. Ne kemi mundësi të madhe para nesh”, ka thënë Southgate.

Edhe ndihmësi i Southgatet, Steve Holland, është pajtuar ta vazhdojë kontratën deri në fund të vitit 2024.

“Dua të falënderojë lojtarët dhe stafin përkrahës për punën e madhe. E di se tifozët janë të entuziazmuar me atë se çfarë mund të arrijmë me këtë skuadër”, ka thënë Southgate.