Të mirat e avokados


Mund të duket sikur avokadot janë trend shëndetësor i kohëve të fundit, por ata kanë qenë vërdallë që moti. “Avokadot janë bërë më të përhapura gjatë dekadës së fundit, por përfitimet e tyre shëndetësore dhe shija e tyre janë provuar prej kohësh”, ka thënë nutricistja Kat Benson. E të mirat e tyre që përfiton shëndeti nga to janë të shumta…

Avokadot përmbajnë yndyra të shëndetshme për zemrën, mikronutrientë si kaliumi dhe vitamina e minerale të tjera.

“Avokadot janë burim fibrash. Gjysma e një avokadoje të mesme përmban rreth 5gramë fibra dietike. Dhe për shkak se mund të ndihmojnë në absorbimin e vitaminave të tretshme në yndyrë (vitamina A, vitamina D, vitamina K dhe vitamina E), ato janë shtesë e vlefshme në çdo vakt të pasur me perime ose si pjesë e një vakti të ekuilibruar”, ka deklaruar Benson për “USA Today”.

Avokadot mund të ndihmojnë shëndetin në shumë mënyra, por ka të ngjarë që të marrin reputacionin si ushqim i shëndetshëm për shkak të burimit të tyre të yndyrës së shëndetshme. Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, këto yndyra ndihmojnë trupin tuaj: të marr energji, të mbështet qelizat, të mbrojë organet, të absorbojë lëndët ushqyese, të prodhojë hormone.

Një avokado e mesme përmban rreth 240 kalori, 13 gramë karbohidrate, 3 gramë proteina, 22 gramë yndyrë, 10 gramë fibra dhe 11 miligramë natrium. Së bashku me nivelin e ulët të natriumit, avokadot nuk përmbajnë kolesterol.

Edhe pse nivelet e kalorive në avokado mund të jenë të larta, është krejtësisht e pranueshme në kontekstin e një diete të mirë.