Moti sot i freskët e me riga shiu

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot relativisht i freskët.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të sillen mes 12 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 25 dhe 28 gradë Celsius.

Riga të dobëta lokale mund të ketë në viset e larta.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes, e lehtë deri mesatare.