Termet në Kosovë

Lëkundje të tokës janë dëgjuar sot në Kosovë.

Sipas faqes evropiane EMSC, lëkundjet e tokës janë ndjerë në rajonin e Ferizajt.

Sipas EMSC tërmeti thuhet të ketë qenë 2.9 shkallë të Rihterit, dhe 18 kilometra në jug të Ferizajt.

Lëkundje të tokës janë raportuar edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. 
Kurse, Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa ka thënë për Telegrafin se tërmeti ka ndodhur rreth otës 08:28 dhe epiqendra e tij ishte në Viti, Kaçanik dhe fshatin Nikaj.

“Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, më 31/07/2022 në ora 08:28:46 sipas kohës lokale, Territori i Kosovës është goditur me një tërmet me magnitudë 2.8 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III-IV ballë të Merkalit.

Thellësia hipoqendrore ishte 5 km.  Epiqendra e këtij tërmeti ishte (Lokacioni me koordinata gjeografike: 42.252, 21.327: 7 km në Jugperëndim JP të Vitisë, 6 km në Verilindje VL të Kaçanikut dhe 2 km në Verilindje VL të fshatit Nikaj”, ka thënë Mustafa.