TikToku teston një tjetër ndryshim në video

Platforma e ndarjes së videove TikTok ka filluar testimin e një modaliteti të ri, që do të lejojë që videot të shfaqen edhe në formën e gjerë, pra që videoja ta marrë formën e ekranit kur telefoni kthehet nga secila anë.

Disa ekspertë thonë se kjo veçori do ta ndihmojë atë të konkurrojë drejtpërdrejt me platformat rivale të videove si YouTube.

Videot virale të filmuara në modalitetin e portretit kanë ndihmuar që TikTok të bëhet aplikacioni i rrjeteve sociale me rritjen më të shpejtë në botë.

Megjithatë, ka pasur thirrje në vende të tilla si SHBA dhe Australia për ta ndaluar atë mbi akuzat për kërcënime të sigurisë kombëtare.

Këtë vit TikTok tha se do të fusë video deri në 10 minuta.

Platforma në pronësi kineze më parë lejonte vetëm video me gjatësi prej tre minutash ose më të shkurtër.

“TikTok është zhvendosur në territorin e YouTube për disa kohë tani, me versionet më të gjata të videove 10-minutëshe dhe vazhdimisht e kalon YouTube midis një demografie më të re”, i ka thënë BBC-së Paul Triolo, një ekspert i teknologjisë në konsulencën e Albright Stonebridge Group.