Tregu i transfereve në futbollin pritet të “dridhet” nga shitja e Salah në Arabi

Transferimi i Mohamed Salah në Arabi mund të jetë goditja më spektakolare e verës.

Al Ittihad ëndërron një çift sulmues me Benzeman dhe 100 milionë euro është oferta që janë të gatshëm t’i paguajn Liverpoolit.

Salah hapi mundësinë e një lamtumire, duke acaruar shumë Jurgen Klopp me pakënaqësinë e tij për zëvëndësim në ndeshjen ndaj Chelseat.

Në rast se Salah shitet tek Ittihad, do të bëhet blerja më e shtrenjt në Arabi. Tek kjo skuadër ylli egjiptian do të ishte bashkëlojtarë me emra të njohur si Benzema, Fabinho e Kante.