Ultimatum kompanive, brenda 15 ditëve duhet t’i kryejnë punimet në rrugën “Muharrem Fejza”

Ultimatum operatorëve ekonomik, brenda 15 ditëve duhet t’i kryejnë punët në rrugën “Muharrem Fejza”Komuna e Prishtinës u ka dhënë afat operatorëve ekonomik që brenda gjysmë muaji t’i përfundojnë të gjitha punimet në rrugën më të frekuentuar të kryeqytetit, “Muharrem Fejza”.

Drejtori i Investimeve Kapitale dhe Menaxhimit të Kontratave në Komunën e Prishtinës, Gëzim Mehmeti, u takua sot me operatorët ekonomik të cilët janë duke kryer punime në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.

Qëllimi i këtij takimi ishte koordinimi rreth punëve të mbetura në mënyrë që Komuna të vazhdojë me asfaltimin e rrugës. Në takimin e sotëm ishin përfaqësuesit e KEDS, Termokos, Ipko, Post Telekomit të Kosovës, Kujtesës, Art Motion si dhe operatorët që janë duke kryer punimet në rrugën Muharrem Fejza, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Kërkesa e Komunës është që punimet dhe ndërhyrjet e nevojshme të përfundohen brenda 15 ditëve të ardhshme.