Vdes këmbësorja e cila u godit nga vetura te “Rruga C”

Një aksident ka ndodhur sonte në rrugën ‘C”, rreth orës 19:00’, ku si pasojë ka vdekur një këmbësore nga lëndimet e rënda trupore.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, konfirmoi për Insajderin se këmbësorja D.G, 56 vjeçare, ka ndërruar jetë në QKUK, pasi nuk ka arritur ti përballoj plagët e marra.

Ajo tregoi se ngasësi i automjetit është arrestuar.

“Rreth orës 20:00, nga QKUK, jemi njoftuar se këmbësorja: D.G (femër) 56 vjeç, nuk ka arritë të përballoj plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe e njëjta ka vdekur. Lidhur me këtë rast  hetuesit policor të njësitit të trafikut kanë nisë një hetim ndërkohë që është arrestuar ngasësi i automjetit”.