Vdes një person nga aksidenti mes trenit dhe njё veture në Klinë

Policia e Kosovës ka informuar se sot rreth orës 12:45, në fshatin Videjё-Klinё, ka ndodhur njё aksident mes trenit tё udhёtareve dhe njё veture.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, aty ёshtё kuptuar qё si pasojë e aksidentit njё person (vozitёsi i veturёs) ёshtё lënduar rёndё, i njëjti ёshtё dёrguar nё emergjencёn e spitalit rajonal nё Pejё, aty nga ekipi mjekësor ёshtё konstatuar vdekja e viktimës

Ndërkaq, me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.