Vdes profesori Shyqri Nimani

Ka ndërruar jetë piktori dhe profesori i artit, Shyqri Nimani.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur i biri i tij, Agon Nimani, përmes një shkrimi në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të më të dashurit tonë, profesorit dhe artistit kombëtar Shyqri Nimani.

Informojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe opinionin publik për ceremoninë mortore:

E premte, 23 qershor
14:00-15:00h
Homazh në foajenë e Teatrit Kombëtar të Kosovës (Pallati i Rinisë).

15:00-16:00h
Mbledhja komemorative në Teatrin Kombëtar, organizuar nga Ministria e Kulturës (amfiteatri i TKK).

17:00h
Varrimi, në varrezat e Prishtinës (Arbëri).

E pamja:
24, 25, 26 qershor
(e premte – dielë)
Rruga Major Mehmet Bushi, Vila 15/1, (Shtëpia e familjes, Bregu i Diellit) Prishtinë
nga 11:00-18:00h.

Familja Nimani