Vetëm një rast i ri me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar një rast me COVID-19 nga testimi i 70 mostrave.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar ndonjë rast me fatalitet. Po ashtu nuk është raportuar për ndonjë të shëruar.

May be an image of text that says 'REPUBLIKA KOSOVES COVID-19 Doza 1 Prva doza/ dose 904.477 000 ç 24. 11. 2022 Doza 2 Druga doza Second 824.921 Testime Doza Treća doza/ dose 105.367 oret fundit Tested 70 Doza Cetrvrta doza/ Fourth dose 1.868 Raste pozitive Positiveca 1 pozitivitetit Numri %ofpositivit 1.42% % sheruar Izlečeni Recovered dozave tẽ Vdekje 1.836.827 Raste aktive cases Tẽ vakşinuar brenda Vakcinisani poslednj časa Vaccinated dwithin hours'

Numri total i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë është nëntë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë administruar dhjetë vaksina anti-COVID.