Vitaminat që ju japin energji gjatë ditës

Rregulli i parë i shëndetit është regjimi i duhur ushqimor, gjumi i mirë, aktiviteti fizik dhe qetësia mendore.

Të gjitha këto kompletojnë shëndetin dhe energjinë e një njeriu.

Por të gjithë e dimë se këto nuk arrihen të plotësohen çdo herë ndaj shpesh hyjnë në punë suplementet dhe vitaminat shtesë.

Sidomos nëse ju mungon energjia për shkak të stilit të përditshëm të jetesës, disa vitamina në veçanti ju ndihmojnë të ndiheni më energjikë.

Çfarë duhet të zgjidhni?

Vitamina B12

Bashkë me grupin tjetër të vitaminave B, vitamina B12 ndihmon në transformimin e ushqimit që konsumoni në energji.

Kjo vitaminë gjithashtu ju ndihmon të mbani trupin dhe qelizat e gjakut të shëndetshme duke parandaluar aneminë.

Mungesa e vitaminës B 12 është një problem i përhapur te shumica e njerëzve, prandaj suplementët janë shpesh mese të nevojshëm për zëvendësim.

Hekur

Për të prodhuar hemoglobinë, trupit i duhet hekur, një proteinë që lejon transportimin e oksigjenit nga mushkëritë në organe.

Pa nivelet e duhura të hekurit mund të prekeni më lehtë nga anemia e për pasojë të jeni më pak energjik.

Nëse ndiheni shpesh të dobët mund të keni mungesë hekuri dhe mund t’ju duhet të pasuroni dietën tuaj apo të merrni suplemente.

Melatonina

Sipas ekspertëve, 30% e njerëzve në botë vuajnë nga problemet me gjumin apo nga pagjumësia kronike.

Melatonina është një hormon natyral që ka rol kryesor për të bërë gjumë të qetë e pa ndërprerje.

Trupi e prodhon melatoninën në momente të caktuara të ditës, por më së shumti në mëngjes dhe në darkë.

Shumica e të rriturve që vuajnë nga pagjumësia marrin suplemente melatonine pasi i ndihmon ata të pushojnë më qetë dhe të ndihen më energjikë.

Çfarë duhet të dini?

Në mënyrë që të gëzoni energji të plota gjatë ditës, duhet të kujdeseni që të jeni sa më të shëndetshëm.

Trupit i duhen vitaminat e nevojshme që të pushojë dhe funksionojë siç duhet.

Tre prej tyre janë më të zakonshmet dhe nëse përdoren sipas rekomandimeve të mjekut mund të ndryshojnë për mirë ditët tuaja e t’i mbushin ato me energji./AgroWeb.org