Xhavit Haliti

VV-ja merr 85.21% të votave të diasporës deri tash, PDK 6.09% e LDK 5.69%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur t’i publikojë rezultatet e votave që janë dhënë në përfaqësi diplomatike, nga shtetas të cilët jetojnë jashtë vendit. 

Bazuar në përditësimin e orës 18:00, në të cilin janë prezantuar rezultatet e 42 për qind të votave të numëruara, rezulton se mbështetjen më të madhe e ka siguruar Lëvizja Vetëvendosje. Ajo ka marrë 85 për qind të votave. 

Asnjë parti tjetër nuk ka siguruar përqindje dyshifrore. 

PDK-ja, 6.09 për qind, LDK-ja 5.69 për qind e AAK-ja 1.58 për qind.