Ymer Fejzullahu zgjedhet kryetar i Bordit të ZRRE-së

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Kryetarin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe dy anëtarë të këtij bordi.

Ymer Fejzullahu ka marrë besimin e deputetëve për ta drejtuar këtë bord me mandat pesëvjeçar, ndërkaq për anëtarë janë zgjedhur Lutfije Dërvishi dhe Gani Buqaj, njofton Klan Kosova.

Fejzullahu ka marrë 64 vota, Dërvishi 65 vota, ndërkaq Buqaj 60 sish.