Zemaj në veri, por “pa eskorta e pa blinda”

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se shërbimi për vendin nuk bëhet vetëm kur kërkohet vota prej qytetarit, por kur ke përgjegjësi institucionale ushtron autoritetin në interes të qytetarit të vendit tënd.

“Në zgjedhjet lokale në vizitë të një nga qendrat e votimit në Mitrovicën e Veriut, për të mbikqyrë zbatimin e masave të vendosura nga Qeveria e Kosoves në parandalim të Pandemisë Covid-19. Pa eskorta e pa blinda, me inspektor sanitar dhe personel te MSh-së”, ka shkruar ministri Zemaj, duke postuar edhe fotografitë gjatë kësaj vizite.